Adashi i liderit të dikurshëm të socialistëve dhe ish-kryetarit të Serbisë e ish–Jugosllavisë, është zgjedhur nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Partisë Socialiste të Serbisë, SPS që e udhëheq Ivica Daçiq.
Ai thotë se fakti që e ka emrin Slobodan Millosheviq, si ish-diktatori i e akuzuari për krime lufte në Kosovë, i vdekur i padënuar në burgun e Tribunalit të Hagës në vitin 2006, ish – themeluesit të kësaj partie, nuk e pengon, transmeton Koha.net.
“Përkundrazi. Lideri i parë SPS-it është personalitet historik e koha do të tregojë se roli i tij ka qenë pozitiv”, citon “novostionline” të ketë thënë Slobodan Millosheviq.
Ai thekson se emri i ka sjellë popullaritet në media, por kjo nuk ka ndikuar në pozitën e tij aktuale në parti:
“Në këtë parti jam i përkushtuar me punë tash e 24 vjet, që nga mosha 18 vjeçare”.
Slobodan Millosheviq është nga Fushë –Kosova e në SPS është nga viti 1994 kur dhe atëherë ishte zgjedhur nënkryetar i rinisë së SPS-it.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...