Sllovenia ka deklaruar se do të pezullojë përkohësisht kontrollet e ashpëra kufitare, sipas rregullores së BE-së, që për synim kanë kapjen e luftëtarëve të dyshuar islamikë që kthehen nga Iraku dhe Siria.
Ky vendim është marrë pasi qindra autobusë dhe makina janë bllokuar në kufi me Kroacinë, transmeton portali arbresh.info.
Bojan Tomc, një zëdhënës i policisë nga Novo Mesto, afër kufirit me Kroacinë, ka deklaruar se ‘është pezulluar kontrolla për qytetarët e BE-së, ndërsa vazhdon kontrolla nga vendet e treta’.
Sllovenia kontrollon 670 kilometra të kufirit të jashtëm të BE-së me Kroacinë dhe ka qenë pikë tranziti për emigrantët dhe refugjatët që përmes rrugës së Ballkanit përpiqeshin të hynin në vendet e BE-së./Arbresh.info
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...