Subjekte të caktuara në Maqedoninë e Veriut kanë filluar të përhapin informacione të pasakta se ato ndikuan në vendimet e Pragës dhe Bratisllavës në lidhje me vetë proceset e BE-së, thanë ambasadori sllovak Henrik Markus dhe zv. ambasadori çek Lubomir Psenka.
Në një deklaratë të përbashkët për “360 gradë”, thanë se nuk kishte asnjë entitet në vend që të ndikonte në vendimet e Bratisllavës dhe Pragës për të bllokuar projekt-konkluzionet e zgjerimit të Këshillit të BE-së.
“Për fat të keq, subjekte të caktuara nga Maqedonia e Veriut kanë filluar të përhapin informacione të pasakta se ato ndikuan në vendimet e Pragës dhe Bratisllavës në lidhje me proceset në vetë BE-në.
As diplomacia çeke dhe as sllovake nuk janë në dijeni të ekzistencës së përpjekjeve të lobimit nga disa etnitete që mund të ndikojnë në procesin e vendimmarrjes në Pragë dhe Bratisllavë”, thuhet në deklaratën e përbashkët./Telegrafi/
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale