Sekretari shtetëror për punë të jashtme i Sllovakisë, Ivan Korçok, sot ka thënë se Maqedonia duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.
Ai tha se pozicioni i Sllovakisë është i qartë dhe se mbështet Maqedoninë për anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pozicioni i Sllovakisë është absolutisht i qartë: bisedimet duhet të hapen për Maqedoninë. Ata e zgjidhën çështjen e emrit, pajtohem me Komisionin Evropian se është bërë progres brenda vendit. Kam qenë në Shkup dhe do të mbështesim hapjen e bisedimeve”, tha Korçok.
Përndryshe, sot ministrat për punë të jashtme e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për bisedimet me Maqedoninë, ndërsa është e paqartë nëse vendimi do të sillet sot ose në samitin e radhës të BE-së më 28 dhe 29 qershor.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...