Ligji për Gjuhën Shqipe ka nxitur shumë debate për shkak të rëndësisë që ka në raportet ndëretnike në Maqedoni.
Derisa Kryeministri Zaev këtë proces e ka prezantuar si sukses të tij, ka edhe zëra skeptikë të cilët thonë se kjo ishte vetëm një lojë që LSDM-ja t’i marrë votat shqiptare.
Dimitar Apasiev, anëtar i njohur i lëvizjes majtiste “Levica” në Maqedoni, aleat i LSDM-së dhe Zoran Zaevit, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “Ligji për Gjuhën Shqipe duhet të tërhiqet, ose ata do ta sfidojnë me të gjitha mjetet e mundshme në Gjykatën Kushtetuese”.
Ai ka thënë se në lojë janë dy skenarë të mundshëm.
“Sipas skenarit të parë, menjëherë pas zgjedhjeve lokale, Ligji për Gjuhën Shqipe do të korrigjohet nga Komisioni i Venecias, duke i zvogëluar kompetencat e gjuhës shqipe”.
“Nëse kjo nuk ka sukses, atëherë aktivizohet skenari i dytë – Lëvizja ‘Levica’ e apelon Ligjin për Gjuhën Shqipe në Gjykatën Kushtetuese, e cila e shpallë atë antikushtetues, duke e zhbërë krejtësisht”.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor