Skandal në Malin e Zi, zbulohet tuneli që të çon në dhomën e provave të Gjykatës së Lartë

22:29 | 12 Shtator 2023
KRG

Policia në Mal të Zi ka nisur një hetim pas zbulimit të një tuneli nëntokësor që lidh një ndërtesë me një depo të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, ku ruhen lëndë narkotike të sekuestruara dhe prova të tjera.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Boris Saviç reagoi menjëherë për këtë ngjarje të rëndë dhe tha se pas verifikimeve paraprake rezultoi se në depo nuk mungon asgjë.

Ministri i Brendshëm, Filip Axhiç e cilësoi ngjarjen si të organizuar mire dhe të përgatitur prej muajsh. Ai tha se apartamenti nga ku niste tuneli nëntokësor ishte marrë me qira disa muaj më parë.

Sipas Zërit të Amerikës. pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror i Malit të Zi shfaqin një vrimë të madhe në mur pas atyre që duket të jenë rafte të depos që mbajnë provat e proceseve gjyqësore.

Nga verifikimet rezulton se vetëm në 3 vitet e fundit në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë janë ruajtur gjithsej rreth 9.5 tonë droga të llojeve të ndryshme, nga të cilat rreth dy tonë kokainë./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme