Google ADS

Skandal: Ministrat e larguar të qeverisë VMRO-BDI kanë marrë edhe mobiljet nga kabinetet

16:07 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Kabinete pa kompjuterë, mobilje dhe inventar tjetër të domosdoshëm për kryerjen e obligimeve kanë gjetur ministrat e qeverisë së re të Zoran Zaevit, të cilët u para disa ditëve u futën në kabinetet ministrore.

“Përveç kabinetit të kryeministrit, ku nuk mungon asgjë, por përkundrazi mahnit me luksin që ka, gjithë të tjerëve u mungojnë pajisje. Thuajse në të gjitha kabinetet mungojnë kompjuterë dhe pajisje tjera teknike, kurse diku-diku nuk ka as mobilje, që janë zhdukur me largimin e kabinetit paraprak qeveritar”, kanë thënë për Fokus burime nga qeveria e re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme