Ende nuk dihet numri i saktë i ndërtimeve ilegale në zonë e mbrojtur të Ohrit. Shumë prej ndërtimeve që janë në regjistrin e ndërtesave të paligjshme mbrohen duke paraqitur kërkesa për legalizim.
Kryetari i Komunës së Ohrit, Georgievski tha se pasi të jenë hartësuar ndërtiet dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis të tyre të bëhet i njohur, atëherë do të dihet numri. Ndërkohë, ka skaduar afati 20-ditor që komuna u ka dhënë pronarëve të ndërtimeve ilegale që t’i heqin vetë ato.
Duke pasur parasysh që asnjë prej tyre nuk është shkatërruar, nga nesër inspektorët komunal përsëri do të dalin në terren.
Disa nga plazhet e marra me qira në brigjet e Ohrit kanë funksionuar në mënyrë të paligjshme për më shumë se 6-7 vjet, plazhet më të njohura janë pa koncesion për vetëm dy ose tre vjet, ndryshe nga të tjerët ku ka probleme serioze.
Kryetari Georgievski theksoi se këto janë probleme që janë grumbulluar me vite që nuk mund të zgjidhen brenda disa muajsh dhe njoftoi se ribalanca e buxhetit parashikon 2 milion denarë shtesë për trajtimin e ndërtimeve të paligjshme.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën