Skadoi afati për dorëzimin e ankesave për zgjedhjet në Maqedoni

23:49 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor informojnë se sot gjithsej 82 ankesa u dorëzuan deri në orën 21:00, me çka dhe skadoi afati për dorëzimin të ankesave.

Shumica e ankesave, 74 janë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa.

Afati për dorëzimin e ankesave përfundoi sot në orën 21:00, ndërsa afati për dorëzimin e ankesave për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve, përfundon nesër në orën 19:30.

Pas skadimit të afateve për paraqitjen e ankesave, KSHZ-ja do të caktojë seancë në të cilën do të shqyrtojë dhe vendos publikisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme