Google ADS

Situata në Maqedoni është mjaft e rrezikshme

09:31 | 20 Mars 2017
Arbresh.info

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë, Matthew Nimetz, ka deklaruar se është i shqetësuar për situatën politike, që sipas tij, është në rrezik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shpreson se kjo situatë në Maqedoni do të zgjidhet dhe tejkalohet në rrugë paqësore dhe demokratike në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

”Jam i shqetësuar për situatën në Maqedoni. Atë që mund ta theksoj në këtë moment është se situatë në shtet është sjellë në një rrezik të lartë që do të ndikojë mbi sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë”, shprehet Nimetz.

Sipas AIM-së, ndërmjetësuesi i OKB-së thekson se shpreson që politikanët dhe populli do ta menaxhojnë këtë situatë dhe d’i tejkalojnë problemet.

”Shpresoj se politikanët dhe populli do të përballen me të gjitha problemet që janë shfaqur në shtet”, deklaroi Nimetz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme