Google ADS

Situata në Afganistan, Gjukanoviq: Mali i Zi u qëndron krah aleatëve

22:17 | 17 Gusht 2021
A Z

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është deklaruar lidhur me situatën aktuale në Afganistan.

Gjukanoviq ka deklaruar se vendi i tij u qëndron krah SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s rreth situatës së krijuar në Afganistan.

“Mali i Zi u qëndron krah aleatëve të cilët janë të angazhuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e paqes dhe stabilitetin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë ai.

Sipas Gjukanoviq, ngjarjet e fundit në Afganistan kanë rikonfirmuar se paqja nuk është vetëm mungesa e konflikteve.

“Si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm, Mali i Zi dhe anëtarët e forcave tona të armatosura janë krenarë për kontributin që kanë dhënë në stabilitetin, paqen dhe zhvillimin demokratik të Afganistanit. Ngjarjet e fundit kanë rikonfirmuar se paqja nuk është vetëm mungesa e konflikteve”, deklaroi ai.

Presidenti i Malit të Zi thotë se qytetarët e Afganistanit e meritojnë paqen.

“Paqja, mbi të gjitha është nga të drejtat, liritë dhe institucionet e forta që funksionojnë. Ndryshimet mund të jenë për të mirë vetëm nëse janë gjithëpërfshirëse, përfaqësuese dhe jodiskriminuese. Përgjegjësia për të ardhmen dhe sigurinë e një kombi duhet të ndahet”, përfundoi Gjukanoviq.

Të ngjashme