Bora e parë pritet të bie nesër në viset malore. Meteorologët paralajmërojnë ulje drastike të temperaturave dhe reshje të shiut të shoqëruar me erëra të fuqishme.
Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se nga nesër në vend do temperaturat do të bien në 8 gradë celzius. Sipas tyre ky ndryshim i motit ndodhë për shkak të ftohtit që vjen nga veriu, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë ditës së nesermë do të kemi ndryshim të madh të motit, do të jemi nën frontin e ftohtë, që do të sjell mot të ftohtë dhe do të fryjë erë e fortë nga veriu. Do të ketë reshje te kohë pas kohshme të shiut. Në male sidomos në pjesët veri perëndimore të vendit do të ketë reshje të borës. Për shkak të erës së fortë,temperaturat do të ulen që do të thotë nesër do të kemi temperaturë të njëjtë gjatë tërë ditës dhe do të jetë moti i ftohtë dhe i lagësht”, deklaroi Dushanka Tanushevska, sinoptikane.
Mot më stabil dhe pa reshje të shiut do të ketë në fillim të javës së ardhshme.
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...