Sindikata e drejtorive të organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve është kundër ngritjes së kufirit të moshës për dalje në pension, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për zgjidhjen e fundit për plotësimin e hendekut në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor (FSPI).
Tërpe Dejanovski, sekretar i përgjithshëm i kësaj sindikate, tha në konferencë shtypi se nuk janë fajtorë për këtë problem të fondit dhe nuk guxohet që në shpinë të tyre të plotësohet ky hendek financiar.
Sipas tij, propozimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për njësimin e pragut të daljes në pension në Maqedoni me vendet e BE-së është i pabazë dhe nuk mund të merret si matës cilësie për jetën e qytetarëve në Maqedoni me atë në BE, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sindikata propozon që pensioni të fitohet me stazh, edhe atë 35 vjet punë për femrat dhe 40 vjet punë për meshkujt. Gjithashtu, Sindikata propozon që në pension të dilet në moshën 57 vjeçare për femrat, dhe 59 vjeçare për meshkujt.
Sindikata kërkon edhe analizë të Rregullores për stazh beneficiar që të vërtetohet se kush duhet të ketë stazh më të lartë, e kush më të ulët.
Sindikata propozon që të shqyrtohet përqindja e pagesave në FSPI, pra në vend të 12% në FSPI dhe 6% në fondet private, të ndryshohet në 14% në FSPI dhe 4% në fondet private./Telegrafi/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...