Sindikata e Policisë së Maqedonisë: Çulev të tregoj cili këshilltar i tij është infektuar me Covid-19

20:53 | 11 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Sindikata e Policisë së Maqedonisë sot reagoi për formimin e një sindikate të re, ku fajësoi ministrin teknik Naqe Çulev dhe i bëri thirrje që të informojë punonjësit e Ministrisë së Brendshme se këshilltari i tij është i infektuar me koronavirus.

“Sindikata e Policisë së Maqedonisë si një dhe përfaqësuese e vetme sindikale që vepron në Ministrinë e Brendshme (e cila padyshim është mërzitur nga dikush) duke përdorur të drejtat e patjetërsueshme të parashikuara në Marrëveshjen Kolektive të Ministrisë së Brendshme për t’u kujdesur për anëtarët e saj dhe të gjithë punonjësit e Ministrisë i bën thirrje Ministrit të Brendshëm, Naqe Çulev, të del në publik dhe në mënyrë transparente për të informuar anëtarët tanë të punësuar në Ministrinë e Brendshme, veçanërisht atyre që punën e tyre e kanë në një objekt brenda ministrisë, kush është këshilltari i tij që është pozitiv me Covid-19, dhe me qëllim për të skanuar situatën dhe për të përcaktuar se kush ishte në kontakt me të, të vendosen vetizolim për të parandaluar përhapjen e infeksionit”, thonë nga Sindikata.

Nga Sindikata thonë se ato gjithmonë do të jenë në anën e policëve të cilët në mënyrë të ndershme dhe profesionale kryen detyrat e tyre./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme