Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) u bën thirrje të gjitha strukturave udhëheqëse në MPB për seriozitet dhe profesionalizëm dhe mospërzierje në ministri për ngjarje politike ditore, ndërsa të punësuarit i inkurajon që çfarëdo presioni dhe kërcënimesh në çfarëdo baze ta paraqesin te ata me qëllim që me kohë të veprojnë dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Si Sindikatë gjithmonë do të jemi në anën e nëpunësve policorë të cilët me nder dhe me profesionalizëm i kryejnë detyrat e tyre të punës, dhe për këtë duam t’u bëjmë apel të gjithë të punësuarve në MPB të qëndrojnë imun në ndikimin e karakterit ditor-politik dhe të jenë konsekuent në plotë në ligjshmërinë dhe ligjet, si alfa dhe omega në punën e policisë”, thonë nga SPM-ja.
Duke e theksuar këtë segment, ata shtojnë se është veçanërisht e rëndësishme kjo periudhë, sepse paraqet bazë për zbatimin e zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike, që është qëllim kryesor për shkak se aktualisht është formuar dhe punon Qeveria teknike.
“Është koha, bashkërisht të qëndrojmë në mbrojtjen e reputacionit të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vetë Ministria dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë që qytetarët ta pranojnë policinë si servis të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e SPM.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen