Me rastin e deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Tupançeski, se 30 për qind e të punësuarve protestojnë në Drejtorinë për Librat amë, me përgjegjësinë më të madhe pohojmë se rreth 70 për qind e të punësuarve janë të përfshirë në grevë, tha kryetari Toni Milloshevski nga Sindikata e pavarur e Drejtorisë së Librave amë.
“Theksoj se të punësuarit kanë nënshkruar personalisht për grevën. Në vend që autoritetet të spekulojnë me numrin se sa punonjës janë në grevë, i bëjmë thirrje edhe një herë që të vazhdojnë dialogun social dhe të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për kërkesat tona.
Në të kundërtën do të detyrohemi të protestojmë sërish duke bllokuar rrugët ku do të përkrahemi nga kolegët tanë nga sindikatat që janë pjesë e konfederatës së sindikatave të Maqedonisë”, shtoi Milloshevski.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë