Konferenca e sindikatave të lira (KSL) kanë realizuar një takim tjetër me përfaqësues të Qeverisë, ku janë shfaqur kërkesat e tyre, kurse përgjigjet do t’i marrin në periudhën që vjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo ka bërë që sindikalistët të mbeten në qëndrimin e tyre për protestë publike paralajmëruese që do të filloj në ora 11:00, para Portës Maqedonia për të vazhduar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, e për të përfunduar para Qeverisë.
Qeveritarët, Radmilla Sheqerinska, Renata Deskoska, Damjan Mançevski dhe Mila Carovska nuk arritën t’i bindin sindikalistët për të hequr dorë nga protesta.
KSL kërkon rritje të rrogave, pagesën e K-15 në sektorin publik, punë të rehatshme dhe pa trysni në vend të punës, respektim të marrëveshjes kolektive dhe të mos ketë reforma për punëtorët pa sindikalistët përfaqësues./Telegrafi/
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar