Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak se nuk kanë takuar ende të zgjedhurit e shqiptarëve në Republikën e Serbisë.
“I kuptueshëm takimi i fundit me përfaqësuesit serbë të veriut të Kosovës, duke i marrë parasysh zhvillmet. Por e pakuptueshme mungesa e takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Sinani në Facebook.
Sipas ish-kryetares së Preshevës, kjo mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur. Këtë e konfirmojnë me dekada edhe raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave respektive amerikane. Lugina e Preshevës si rajon dhe shqiptarët në Serbi përballen me shumë probleme për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thekson Sinani.
Këshilltarja e Kurtit, mes tjerash ka thënë se është kundërproduktive që në një proces normalizimi të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë të përfshihet çështja e komunitetit joshumicë serb të Kosovës dhe jo edhe çështja e komunitetit joshumicë shqiptar në Serbi.
“Prandaj, z.Escobar dhe z.Lajçak, ju ftoj që të takoni edhe të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Për të na dëgjuar. Së paku”, përfundon postimin Ardita Sinani./rtk
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...