Google ADS

Sinani e falënderon Kurtin për subvencionet në Luginën e Preshevës

17:53 | 11 Tetor 2024
R J

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, theksoi rëndësinë e subvencionimit për bujqit dhe blegtorët nga Lugina e Preshevës, duke e konsideruar këtë veprim si një mbështetje të vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës për zhvillimin e potencialit kombëtar.

Ajo theksoi se kjo ndihmë financiare nxit rritjen e kapaciteteve, duke përfshirë agroturizmin si një element të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, shkruan Arbresh.info.

“ Kjo mbështetje nuk është vetëm ndihmë financiare, por edhe një nxitje për rritjen e kapaciteteve tona, duke përfshirë këtu edhe agroturizmin, i cili lidhet ngushtë me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Sinani shprehu mirënjohjen ndaj kryeministrit Albin Kurti për angazhimin e tij në kthimin e ideve në veprime konkrete për Luginën e Preshevës.

Ajo theksoi se mbështetje e tillë jo vetëm që ndihmon sektorin bujqësor dhe blegtoral, por gjithashtu krijon mundësi për zhvillimin e agroturizmit dhe rritjen e ekonomisë lokale, duke promovuar Luginën e Preshevës si një destinacion unik.

“Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë përkrahje të madhe, e cila jo vetëm që ndihmon bujqësinë dhe blegtorinë, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, duke rritur ekonominë lokale dhe promovuar potencialin e Luginës së Preshevës si një destinacion unik”, ka shkruar tutje Sinani./Arbresh.info/

Të ngjashme