Google ADS

Simonovski: Një pjesë e zjarreve janë shkaktuar nga individë

20:12 | 6 Gusht 2021
A Z

Të gjitha zjarret në rajonin e Shkupit në të cilat është intervenuar dje janë shuar. Njësia territoriale e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme kishte 29 paraqitje për zjarr, nga të cilat është intervenuar në 22 raste, ndërsa shtatë paraqitje ishin të rreme.

“Nuk mbahet mend një ditë si e djeshmja. Deri më tani nuk kemi pasur 22 intervenime në më pak se 24 orë.

Paraqitja e parë ishte rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe i fundit në 21:45 minuta”, thotë në deklaratën për AIM-n komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vladimir Simonovski.

Situata në ish-fabrikën “OHIS” është stabile, ndërsa sot është shuar edhe zjarri mbi Saraj drejt “Jasen”.

Vlerësimet e zjarrfikësve janë se disa nga zjarret janë shkaktuar.

“Përvojat tona të deritanishme tregojnë se një pjesë e zjarreve janë shkaktuar”, thotë Simonovski,

Nga Njësia territoriale e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit për momentin ka një ekip të dërguar në rajonin Pehçevë-Dellçevë.

Gjithkund ku u kërkua ndihmë, siç deklaroi Simonovski, janë dërguar ekipe me këtë rast duke mbajtur llogari të mos sillet në pikëpyetje siguria e qytetarëve në Shkup.

Të ngjashme