Siljanovska: Më ndihmoni ta mbaj kryqin maqedonas për kthimin e drejtësisë në politikë

12:20 | 26 Prill 2019
Arbresh.info

Në lidhje me festën e Premtja e madhe, kandidatja e VMRO-DPMNE-së ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë atë, ngase sipas saj, ajo po mban kryqin më të rëndë për momentin.

“Sot është e Premtja e madhe ose E Premtja e Kryqëzuar. Dita kur është Kryqëzuar Jezusi. Kjo është dita më e rëndë në javën e vuajtjes. Dita kur Jezusi pa faj ka vuajtur për shpëtimin e tërë njerëzve. Çdo njëri prej ne mban kurorë me gjemba dhe kryq të rëndë në shpatullat e kësaj golgote maqedonase. Unë për momentin po ndjehem se po e mbaj kryqin më të rëndë. Rrugës jam e ofenduar. Nga të gjithë ata që nuk ju përshtatet Maqedonia e demokratizuar dhe ku ka sundim të drejtësisë. Sot në të Premten e madhe u bëj thirrje të gjithëve që ta gjejmë Simonin dhe më ndihmoni ta dërgoj kryqin maqedonas për kthimin e politikës në kuadër të drejtësisë”, ka shkruan Siljanovska, raporton SHENJA.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme