Siljanovska : Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe

23:49 | 8 Maj 2024
E.G

Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ka bërë deklarimet e para pas fitores në zgjedhje.

Ajo tha se në radhë të parë pas këtij rezultati nënkupton përgjegjësi të madhe. “Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vet të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova.

Më parë kandidati për president i LSDM-së, presidenti i deritanishëm Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren dhe e uroi punë të suksesshme.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara Gordana Siljanovska e partisë VMRO-DPMNE ka marrë 305.640 ose 64% , ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM ka marrë 141.984 vota ose 29%.

/ rtsh.al /

Të ngjashme