Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, ka vendosur lule në përmendoren e fëmijëve refugjatë nga Maqedonia e Egjeut. Siljanovska tha se si presidente do ti dëgjojë shoqatat e refugjatëve nga Maqedonia e Egjeut, të cilët nuk janë të sigurt nëse duhet të flasin si refugjatë ose si të përndjekur. Sipas saj pushteti nuk ka gjetur forcë që të flas për odisenë e Egjeut.
Turpërohem, të gjithë duhet të turpërohemi për shkak se bëhet fjalë për njërën nga tragjeditë më të mëdha dhe më të rënda të maqedonasve. Më të drejtë, të pranishmit këtu thonë se, ende nuk janë të sigurt nëse do duhet të flasin për refugjatë ose për të përndjekur. Për fat të keq ky shtet nuk gjeti forcën dhe mënyrën që të flasë hapur për odisenë e Egjeut, për maqedonasit e Egjeut të cilët sot janë të shpërndarë nëpër botë dhe përsëri të shqetësuar”-tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...