Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën sot.
Nga 85% të votave të numëruara, e para është kandidatja e OBRM-PDUKM-së Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ka marrë 306.144 vota ose 40.14%. I dyti është presidenti aktual Stevo Pendarovski me 150.475 vota ose 19.73%.
I treti në këto zgjedhje është kandidati i “Frontit Europian” Bujar Osmani, i cili ka marrë 105.871 vota ose 13.88% dhe konsiderohet si fitues tek shqiptarët, ndërsa i katërti është kandidati i Koalicionit “VLEN” Arben Taravar me 74.571 vota ose 9,78%.
Pas tyre në vendin e pestë, gjashtë dhe shtatë janë kandidatët Maksim Dimitrievski, Biljana Vankovska dhe Stevço Jakimovski.
Sipas dispozitave ligjore, në rundin e parë, president mund të zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave nga numri i përgjithshëm i trupit votues, që arrin 1.8 milion zgjedhës, e që në këto zgjedhje asnjëri prej kandidatëve nuk i ka 50 përqind të votave.
Në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, i cili do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet kuvendare, do të kalojnë Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, në të cilat kushti i vetëm që të zgjidhet presidenti do të jetë që dalja e votuesve në zgjedhje të jetë mbi 40 përqind./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...