Peter Sijarto, shefi i diplomacisë hungareze, mbrojti azilin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Kuvendin hungarez, si dhe takimin e tij sekret me zëvendës sekretarin e shtetit të MPJ-së hungareze në një apartament në Budapest, duke thënë se ish-deputeti dhe kryetari nderi i OBRM-PDUKM-së ka dhënë informacione mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.
Sijarto në pyetjen e deputetëve nga opozita hungareze u përgjigj se ata po komunikojnë për të marrë, siç tha ai, informacionin më autentike rreth asaj që po ndodh në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh 10 vjet eksperiencën e tij si kryeministër.
“Ne rregullisht flasim me të dhe nuk mendoj se është e rëndësishme ku mbahen takimet”, tha ministri i jashtëm i Hungarisë.
Ai shtoi se dënimi me burg dhe arratisja e Gruevski është një standard i dyfishtë “sepse kryeministri aktual Zoran Zaev u akuzua për korrupsion, por u fal nga presidenti i shtetit”.
Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e...
Shtëpia e modës Prada po shqyrton mundësinë e blerjes së mar...
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin
Shkupi, s’është më qyteti më i ndotur në Evropë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet?