Ministria e Shëndetësisë bën me dije se me donacion nga Republika e Hungarisë janë siguruar 72.000 teste të shpejta antigjenike për KOVID-19.
Në dorëzim të donacionit, siç njofton Ministria në rrjetin social “Facebook”, kanë marrë pjesë ambasadori hungarez Laszlo Duks dhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
“Testet do të shpërndahen menjëherë në institucionet shëndetësore dhe lehtësojnë dukshëm qasjen e pacientëve në testim, si dhe lehtësojnë lëvizjen e pacientit në institucion për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor”, tha ministri Sali.
Ai falënderoi Hungarinë për mbështetjen dhe solidaritetin e saj në mënyrë që të përballet më me sukses me pandeminë COVID.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit