Pamjet nga kamera e sigurisë, e vendosur përballë kabinetit të ish-kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski, të cilat u emetuan në gjykimin e sotëm për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, dëshmojnë bashkëpunimin e huliganëve me maska me sigurimin e Veljanovskit.
Madje disa prej të akuzuarve për të cilët prokuroria gjeti dëshmi se kanë pasur edhe armë me vete, u panë të hyjnë në kabinetin e Veljanovsit, gjatë kohës kur ndodhte kaosi në Parlament.
Sigurimi i Veljanovskit dhe sekretaresha e tij, qëndronin vazhdimisht para dyerve të kabinetit dhe e drejtonin turmën kah salla e mediave, ku ndodhi përgjakja e deputetëve. Në një video inçizim të gjatë më shumë se tre orësh, duket se si sigurimi i Veljanovskit, e në veçanti sekretaresha e tij, prej orës 18 hynë dhe dalin nga kabineti dhe flasin në telefon. Për një moment, pak para se të hyjë turma e protestuesve, e akuzuara Elena Bozhinovska fillon një bisedë në telefon dhe duket e lumtur, dhe me vrap shkon kah kabineti i Veljanovskit. Pastaj Bozhinovska vazhdimisht shihej në korridor, duke biseduar me protestuesit, duke u ofruar ujë ose duke i drejtuar kah të shkojnë.
Në korridorin para kabinetit, dukeshin edhe të akuzuarit Nikolla Mitrevski Koljo dhe Igor Jug. Koljo fillimisht kishte maskë, ndërsa kur u drejtuar kah kabineti i Veljanovskit, e hoqi maskën. Në këto incizime duket edhe sigurimi tjetër i Kuvendit, Abdulfetah Alimi dhe një sërë policësh të njësitit për intervenime të shpejta, që nuk bënin asgjë për të ndalur mysafirët e paftuar në Parlament.
Ndërkohë, i akuzuari Goran Gjoshevski, is-sigurim i Trajko Veljanovskit, në video incizimin e kamerave të sigurisë duket sikur sjell një pako të madhe me ujë për sulmuesit e Parlamentit që ndodheshin para kabinetit të Veljanovskit. Në tavolinën ku e la ujin Gjoshevski, vijnë Igor Jug dhe disa prej të akuzuarve të tjerë që shërbehen. Pas disa minutash, korridorin kur është i vendosur kabineti i kryetarit e vërshojnë edhe më shumë protestues që nuk janë aspak armiqësorë ndaj sigurimit ose të punësuarve të tjerë në Parlament,dhe vetëm lëvizin dhe shikojnë hapësirën e Kuvendit në mënyrë kureshtare.
Para se të nisë gjykimi, prokuroroja Villma Ruskovska ia tërhoqi vërejtjen mbrojtjes, duke u thënë që të mos akuzojnë pa bazë se prokuroria ka marrë video incizime jocilësore ose të pavërteta.
“U ankuat se materialet janë të prera dhe të ngjitura, pastaj të montuara. Mungoi edhe furgoni i verdhë vetëm ta shpikni”, ua kthehu komentet avokatëve Ruskovska.
Prokurorja u tha se ajo nuk ka asgjë për të fshehur, prandaj nuk ka arsye që të montojë asnjë material, pasi gjithçka është tejet e qartë. Ajo u sugjeroi avokatëve që të mundohen vetë nëse dëshirojnë të verifikojnë kohën e saktë të çdo video incizimi të siguruar nga kamerat televizive./TV Shenja
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...