Shqipëria nuk i ka dorëzuar Maqedonisë regjistrimet nga kamerat e sigurisë mbi arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski me arsyetimin se janë fshirë.
Kjo u bë e ditur nga prokurori shtetëror i Maqedonisë, Lubomir Jolevski. Ai ka sqaruar para gazetarëve se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht, por se sistemi i mbikëqyrjes nga ana e Shqipërisë në mënyrë automatike i ka larguar nga sistemi regjistrimet e vjetra.
“Një gjë është se të dhënat janë të shumta në kamerat e sigurisë dhe se sistemi nuk mund t’i ruajë për një kohë të gjatë. Nuk i kanë fshirë, por ato pajisje punojnë në mënyrë automatike”, ka deklaruar Jolevski, transmeton “REL”.
Pas kësaj mbetet dilema se cilën rrugë saktë ka shfrytëzuar ish-kryeministri i cili ka ikur nga Maqedonia më 9 nëntor të vitit të kaluar. Prokuroria është duke hetuar disa regjistrime që ka siguruar nga Mali i Zi por se është duke grumbulluar edhe prova tjera, përcjell albinfo.ch.
Ish-kryeministri Gruevski ka fituar azil politik në Hungari, Kundër tij është lëshuar flet-arrest ndërkombëtar.
Gruevski është dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e blerjes së një makine zyrtare të blinduar në vlerë prej afro 600 mijë euro. Kundër tij janë duke u zhvilluar edhe të paktën katër procese tjera gjyqësore.
Në disa publikime në rrjetin social Facebook, pas arratisjes, Gruevski ka thënë se akuzuar pushtetin për ndjekje politike.
Drita e mbyll si kampione vjeshtën, Ballkani e ndjek nga pas
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra