Pas fjalimit të kryetarit Stevo Pendarovskit sot në Kuvend, partitë politike vlerësuan ndryshe nga njëra tjera deklaratën e tij.
Për LSDM ishte kryetar mbipartiak, për OBRM-PDUKM-në kryetari Pendarovski thelloi ndarjet në shoqëri, për BDI ishte fjalim korrekt kurse nga ASH thonë se është ende herët që të vlerësohet ai.
“Pas 10 viteve fjalim të një anëtari partiak si Gjorge Ivanov i cili promovonte politikat e regjimit dhe izolimit, sot ishim dëshmitarë të një fjalimi të kryetarit mbipartiak, Stevo Pendarovskit”, deklaroi deputeti i LSDM, Hari Llokvenec.
Kolegu i tij nga OBRM-PDUKM, tha nga Pendarovski ka pritur të ndërtojë ura në fjalimin e tij të parë në Kuvend, por sipas tij, kanë dëgjuar fjalë boshe pa u bërë asgjë gjatë këtyre shtatë muajve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për BDI fajlimi i kryetarit të shtetit ka qenë korrekt. Sipas Rexhail Ismailit përmendi dy gjërat që ceku Pendarovskit edhe atë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe gjyqësinë.
“Përmendi raportin e Komisionit të Venedikut dhe ne si shtet duhet të ndërtojmë kapacitetet për zbatimin e tij ligji. E dini ju si gazetarë se është formuar Agjencia për zbatimin e gjuhëve, gjithashtu para një muajve e formuan edhe me ligj Inspektoratin e zbatimit të këtij ligji”, tha mes tjerash Ismaili.
Sipas Surija Rashidi nga ASH, është ende herët që të jepet vlerësim për punën e kryetarit të shtetit megjithatë ai theksoi se shtë për t’u përshëndetur qëndrimi i presidentit në lidhje me Ligjin e Gjuhëve, për të cilin tha se Komisioni i Venedikut e ka vlerësuar si kushtetues.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës