Spiunët dhe diplomatët rusë janë përfshirë në një përpjekje gati dhjetëvjeçare për të përhapur propagandën dhe për të provokuar konflikte në Maqedoni, sipas dokumenteve të klasifikuara nga agjencitë inteligjente të vendit.
Dokumentet sugjerojnë se Moska ka kërkuar të rrisë ndikimin e saj në të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë. Qëllimi i Kremlinit është t’i ndalojë ata të hyjnë në NATO dhe t’i largojnë ata nga influenca perëndimore, thonë raportet, shkruan britanikja “Guardian”.
Dokumentet tregojnë përpjekjet e inteligjencës serbe për të mbështetur nacionalistët pro-rusë dhe anti-perëndimorë në Maqedoni.
Mbledhja e raporteve të fshehta vjen nga kundërzbulimi maqedonas.
Përpjekjet ruse dhe serbe për të larguar Maqedoninë nga perëndimi kanë kontribuar në krizën politike dhe etnike të gjatë të vendit, tregojnë dokumentet e rrjedhura.
Gjithashtu, sipas analizës së “Guardian”, qëllimi i Moskës është të kontrollojë burimet strategjike të energjisë përmes partneritetit me vendet e Ballkanit” dhe ta bëjë Maqedoninë “ekskluzivisht të varur”.
Dosjet e rrjedhura gjithashtu hedhin dritë mbi mënyrën se si Kremlini kryen spiunazhin.
Ata thonë se tre agjentë nga shërbimi i zbulimit të huaj SVR të Rusisë janë të vendosur në Shkup dhe mbikëqyren nga stacioni motër i SVR në kryeqytetin serb, Beograd. Ambasada ruse në Maqedoni është gjithashtu shtëpia e katër spiunëve nga agjencia e inteligjencës ushtarake të Rusisë, me aktivitetet e tyre të koordinuara nga baza e GRU në Sofje të Bullgarisë.
Dokumentet thonë se diplomatët rusë janë “jashtëzakonisht të kujdesshëm” kur takohen me spiunët; shpesh “ndryshojnë vendndodhjen në minutën e fundit“; nuk përdorin telefona celularë dhe përdorin fjalëkalime nga legjendat, apo tregime të rreme që mbulojnë identitetin apo qëllimin e vërtetë.
Agjentët rusë u kanë ofruar të holla mediave maqedonase për të përhapur “informacionin dhe dezinformimin”, pohojnë dosjet.
Rusia gjithashtu ka rritur në mënyrë drastike shtrirjen e saj kulturore në Maqedoni, duke nxitur një ide të identitetit “pan-sllav” dhe besimin e përbashkët ortodoks të krishterë.
Ambasada e saj ka mbikëqyrur krijimin e rreth 30 shoqatave miqësore Maqedoni-Rusi. Ajo ka hapur një qendër kulturore ruse në Shkup dhe sponsorizoi ndërtimin e kishave ortodokse dhe kishave ruse në të gjithë vendin, thonë dokumentet.
“Guardian” shton se konsullatat ruse në qytetet e Manastirit dhe të Ohrit funksionojnë si “baza e inteligjencës”.
Rezultatet e përpjekjeve të influencës së Moskës duken të përziera. Rusia ka qenë një përkrahëse e zjarrtë e Gruevskit, i cili u detyrua të japë dorëheqjen si kryeministër në janar, pas akuzave se kishte përgjuar mijëra qytetarë maqedonas.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...