Avokati i Sasho Mijallkovit, Ljupço Shvrgovski thotë se është e mjaftueshme prej një milion euro të ofruar nga ish-drejtori i DSK-së si garanci se ai nuk do të arratiset dhe me këtë t’i jepet atij mundësia që të del nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbrojtja e Mijallkovit pret që vendimi i Këshillit Penal të vijë në ditët e ardhshme sapo PSP të japë mendimin nëse Mijallkov a do të organizonte arratisjen ose jo.
“Në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, thuhej Mijallkovi kishte ndikuar dy dëshmitarë për rastin “Perandoria”. Ne u ankuam dhe thamë se nëse e shihet fjala “ndikim” çka do të thotë në një kuptim etimologjik, nuk kishte asnjë kërcënim në këtë rast, nuk kishte shantazh, nuk kishte asnjë indikacion. Asnjë nga këto nuk u përmbush, gjyqtari i procedurës paraprake nuk e pranoi, por Këshilli Penal pranoi argumentin tonë dhe vendosi që nuk kishte ndonjë ndikim tek dëshmitarët. Një dëshmitar nuk kishte as një lidhje me Mijallkovin”, tha Shvrgovski për “Nezavisen”.
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...