Qeveria triumfoi, opozita po kritikon! Për LSDM-në emri Republika e Maqedonisë së Veriut nënkupton një “PO” për të ardhmen e Maqedonisë.
Derisa për VMRO-DPMNE-në bëhet fjalë për kapitulim, dhe tradhti të interesave të Maqedonisë.
Por, çka mendojnë lidhur me këtë çështje qytetarët? Portali Almakos, sot ka biseduar me një pjesë prej tyre. Shumica e përkrahin zgjidhjen e kontestit të emrit, por ka edhe prej atyre që janë kundër ose të përmbajtur. Ata që e përkrahin zgjidhjen shpresojnë se kjo gjë pozitivisht do të ndikoje në të ardhmen e vendit, derisa të tjerët që janë kundër nuk presin diçka të mirë.
Super është!
Ju pëlqen emri i ri?
Shumë emër i mirë.
Do të votoni në referendum?
Nuk e di për atë gjë, të shohim!
Le të ndërrohet. Le të ecë para Maqedonia. Nuk na duhet asgjë tjetër.
Ashtu si ka ardhur koha ne tanimë. Ashtu si kanë vendosur.
Mendoj se do të jetë pozitive.
Dhashtë Zoti që të jetë diçka më e mirë që mundet. Shpresoj se do të jetë më e mirë.
Aspak nuk më pelqen kjo. Emri i ri. Si mundet që pas sa vitesh ta ndërroj emrin.
Një pjesë e qytetarëve nuk duan që të komentojnë.
Nuk e di. Nuk e di. A pajtoheni si qytetar? Nuk e di, si të jetë më mirë ashtu le të bëhet.
Një pjesë e qytetarëve janë optimist, duan që të besojnë se do të kemi të ardhme më të mirë me hyrje në NATO dhe në BE.
Shpresoj se për të rinjtë ashtu do të jetë. Nëse nuk bëhet edhe kjo gjë, atëherë të gjithë të ikim nga Maqedonia.
Po! Sigurisht do të ketë diçka nëse futet në NATO.
Mendoj se do të duhej që të ketë. Tani nëse futemi në BE do të duhej që të jetë më mirë.
Atë nuk mund ta parashikoj, por, mua nuk më pëlqen, jo!/Almakos
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...