Google ADS

Shumica e fshatrave të Pollogut, pa adresa

19:34 | 12 Shtator 2020
Arbresh.info

90 për qind e fshatrave të komunave të Pollogut, ende nuk kanë emra të rrugëve e as numra të shtëpive.

Të pyetur për këtë problematikë, krerët e komunave thonë se është projekt tejet e i kushtueshëm dhe kërkon kohë për tu realizuar. Një situatë e tillë i shkakton probleme Postës së vendit. Për shkak të këtyre mungesave, postierët e kanë tejet vështirë t’i gjejnë personat që kanë dërgesa. Si alternativë shpesh letrat i lënë te bukëpjekësi i fshatit.

“Vështirë është, sepse nuk është vetëm mungesa e emërimit të rrugëve dhe numrave por edhe mungesa e kutive postare. Por, falë vullnetit dhe punës së postierëve ne arrimë ta kryejmë këtë detyrë. Ne kemi rënie të cilësisë edhe kur dërgesa është e kryer, sepse ka arritur në adresë të caktuar por pas afatit. Është vështirë se ka letra të ndryshme për shembull, kemi në një fshat dy tre emra të ngjashëm, emër e mbiemër”.

Komuna e vetme që ka kryer këtë obligim, është komuna e Tearcës. Kreu i saj Isen Asani është shprehur se, projekti nuk është aq i kushtueshëm, por duhet vullnet.

“Është i kushtueshëm por nuk është deri në atë nivel që të mos mund të realizohet, jo këtë ua them me plotë përgjegjësi. Derisa një komunë rurale si Tearca kemi arrit një gjë të tillë ta bëjmë komunat tjera janë besoni në pozicion edhe më të mirë dhe me numër më të madh të banorëve dhe ju mbetet vetëm me këshillin dhe administratën ti qasen punës”.

Por edhe pse komuna e Tearcës këtë projekt e ka realizuar prej 6 vitesh, numrat e rrugëve dhe të shtëpive ende nuk figurojnë në dokumentet personale të banorëve./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme