Qindra banorë shqiptarë të Maqedonisë edhe pas 50 vjetësh qëndrim në këtë shtet nuk arrijnë të gëzojnë të drejtën e shtetësisë, nën arsyetimin se janë të rrezikshëm dhe mund ta destabilizojnë vendin.
Kështu thonë disa banorë të lagjes Bardhi të fshatit Bllacë të cilët shprehën të revoltuar ndaj institucioneve përkatëse që nuk ndërmarrin asgjë lidhur me zgjidhjen e këtij problemi shumë vjeçar. Nuhi Sherifi rrëfen se nëna dhe bashkëshortja e tij kishin kaluar edhe kushtin e fundit për marrjen e shtetësisë, kursin e gjuhës maqedonase, por sërish nuk kishte arritur ta fitojnë shtetësinë.
“Nëna ime qe 50 vjet jeton në Maqedoni dhe nënshtetësi nuk ka, gruaja qe 20 vjet edhe ajo nënshtetësi nuk ka. Ndërsa ka njerëz që përmes lidhjeve menjëherë pas 2 ose tre vjetësh po i marrin nënshtetësitë. Më lajmëroj inspektori dhe më tha tash vetëm prite ftesën dhe shko mere. Më erdhi ftesa pas një jave, kur shkova më thanë se gabim e kanë lëshua edhe e hodhi në shportë. Kur shkova në katin e katërt te MTV-ja më thanë se nuk ta kanë dhënë vendimin se kjo është e dëmshme për shtetin, e destabilizon shtetin”, tha Nuhi Sherifi, banor i Lagjes Bardhi, Bllacë.
Për shkak të mungesës së shtetësisë për bashkëshorten e tij, Daut Bardhi nuk ka arritur që për fëmijët e tij të nxjerr dokumente identifikim, pasi për një gjë të tillë nevojitet firma e dy prindërve.
“Pasaportën, pa e nënshkrua edhe gruaja fëmija nuk mund ta merr. Shkova ta marr letërnjoftimin e fëmijës, pa nënshkrimin e nënës nuk ma dhanë. Kemi prit që djali mi bë 18 vjet edhe me e marr pasaportën se po kanë probleme për në shkollë në Han të Elezit. Tjetri, më i vogëli nuk ka as pasaportë as letërnjoftim. Probleme kemi në të dyja anët, atje kërkojnë pasaportë në kufi, këndej nuk japin dokumente. Tokën e kemi në emër të nënës, tash nuk mundemi ta kthejmë në emrin tonë. Kemi kërkua në Ministri të Punëve të Brendshme, ku nuk kemi kërkua por nuk ka zgjidhje”, tha Daut Bardhi, banor i Lagjes Bardhi, Bllacë.
Ndërsa Ymer Azemi thotë se për shkak të mungesës së shtetësisë nuk mund të marrin të ardhurat e siguruara nga shteti për fëmijën e tretë të lindur.
“Mungesa e nënshtetësisë po na pengon shumë në aspektin shëndetësor. Për lindje, për gruan është dashur të paguaj 500 euro në spitalin e Çairit. Kam qenë te një avokat, i kam dorëzu dokumentet, mi ka kërku prej Kosove disa dokumente, prej gjykatës, komunës, policisë, i kam siguru të gjitha. Avokati më tha që ka mundësi për një muaj ose dy të bëj diçka, u bën gjashtë muaj dhe asgjë hiç. Mungesa e nënshtetësisë, vëllai i ka tre fëmijë dhe nuk mund ta merr pagën prej 9 mijë denarë, që shteti e jep për fëmijën e tretë”, theksoi Ymer Azemi, banor i Lagjes Bardhi, Bllacë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kërkesë për shtetësi kanë parashtruar rreth 2.700 persona. Sipas MPB-së, 700 janë kërkesa prej banorëve shqiptarë kurse rreth 2 mijë të tjera të nacionaliteteve tjera.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...