Një fëmijë 10-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi mbrëmë ka pësuar në një aksident komunikacioni në Kumanovë.
Sipas policisë, 10-vjeçari është goditur nga makina e tipit “Opel” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga 30-vjeçari T.O, mbrëmë rreth orës 20 në qendër të Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
10-vjeçari është vendosur në Spitalin e Kumanovës, ndërsa pas ndihmës së marrë është transferuar në një nga klinikat e Shkupit.
SPB Kumanovë ka kryer hetim në vendin ku ka ndodhur aksidenti.
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot