Shtyhet përsëri seanca për rastin e Almir Aliut në Kumanovë

15:21 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Seanca gjyqësore për rastin e Almirit është shty sot, ku i akuzuar është Boban Iliq nga Kumanova. Sipas avokatëve të të përfshirëve, seanca e fundit është caktuar për më 10 janar të vitit që vjen, përcjell telegrafi maqedoni.

Nuk jepen detaje për shkakun e shtyrjes së seancës. Iliq akuzohet se më 25 qershor të vitit të kaluar, e ka mbytur Almir Aliun, duke e shkelur me veturë.

Të akuzuar janë edhe tre persona tjerë, Sead Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri për veprën penale të ”dhunës”./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme