Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga java e kaluar, gjysmë vjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme në vend duhet të fillojë nesër me prani fizike të nxënësve. Por në prag të vazhdimit të vitit shkollor janë shpeshtuar kërkesat për fillim të gjysmë vjetorit të dytë me mësim online. Pas Sindikatës së pavarur të arsimit, shkencës dhe kulturës (SASHK) me kërkesë të këtillë doli edhe Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” si dhe OBRM-PDUKM-ja opozitare.
Qeveria më 26 janar me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, ka sjell vendim që mësimi në shkollat fillore dhe të mesme të vazhdojë me prani fizike të nxënësve më 1 shkurt.
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali të premten tha se ky vendim është marrë pasi është vlerësuar se gjendja epidemiologjike lejon mësim me prani fizike. Nëse virusi përhapet në një rajon të caktuar, komunë apo qytet të caktuar, ministri paralajmëroi se do të merren masa.
“Sipas të dhënave tona, për momentin nuk ka nevojë për mësim onlajn, sepse situata epidemiologjike ndryshon çdo javë, ndërsa në bazë të këtyre të dhënave ne marrim vendime. Kjo do të thotë se nga 1 shkurti do të fillojë prania fizike në shkolla dhe si ministri do të marrim masa parandaluese me kontrolle të rastësishme dhe në varësi të rajonit, qytetit apo komunës, nëse shfaqet epidemi, do të merren masa”, deklaroi ministri Sali.
Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) kërkoi rishqyrtim të vendimit që mësimi në gjysmë vjetorin e dytë të fillojë më prani fizike, me vlerësimin se në periudhën kur në vend rritet përqindja e të infektuarve të rinj me Covid-19, nëse mësimi fillon me prani fizike, “ekziston mundësia reale që virusi shumë shpejtë të përhapet”.
Propozon që mësimi të fillojë onlajn, pastaj të shihet situata dhe nëse gjendja epidemiologjike shkon drejt uljes, atëherë duhet të bëhet vlerësim nëse ekzistojnë kushte për prani fizike të mësimit.
“Kërkojmë rishqyrtim të vendimit për arsye se konsiderojmë se përqindja e të infektuarve të rinj çdo ditë shënon rritje dhe nëse nxënësit shkojnë me prani fizike ekziston mundësia reale shkollat të shndërrohen në klasterë dhe virusi më shpejtë të përhapet. Nga kjo arsye, konsiderojmë se në një periudhë të caktuar kohore për shembull, prej dy javësh mësimi të jetë onlajn dhe të shihet situata nga përhapja e virusit dhe nëse shënon rënie, të bëhet vlerësim dhe të shihet nëse ekzistojnë kushte për prani fizike”, ka thënë Nedellkovi.
Edhe ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” theksoi se ka dërguar kërkesë te Qeveria dhe Komisioni për Sëmundje Infektive me qëllim që të rishqyrtohet vendimi për fillim të gjysmë vjetorit të dytë me prani fizike të nxënësve.
“Në një pjesë të konkluzioneve nga debati i fundit citohet se numri i fëmijëve të sëmurë që janë paraqitur në Institutin për Sëmundje të mushkërive në periudhën nga fundi i dhjetorit të vitit 2021 – fillimi i gjysmë vjetorit të dytë në janar është rritur dyfish nga numri i zakonshëm gjatë valëve paraprake të virusit. Duke e marrë parasysh gjendjen vijuese të të sëmurëve nga koronavirusi të gjithë panelistët u dakorduan se e domosdoshme është të mendohet nëse fillimi i mësimit me prani fizike është mënyra më adekuate e vazhdimit të mësimit ose është më mirë të fillohet të paktën dy javë më vonë ose onlajn”, theksojnë nga “Megjashi”.
Dje edhe OBRM-PDUKM kërkoi që pushteti ta rishqyrtojë vendimin për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë me prani fizike “në kushte kur lloji omikron është i pranishëm në vend”.
“Edhe njëherë i bëjmë thirrje ministrit Bekim Sali dhe kësaj qeverie të papërgjegjshme nga piuni Kovaçevski ta analizojnë vendimin për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë për nxënësit në kushte kur lloji omikron e ka kapluar shtetin. Prandaj, sugjerojmë që mësimi nga gjysmë vjetori i dytë për nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën të vazhdojë onlajn në dy javët e ardhshme dhe nga klasa e parë në të tretë të fillojë mësimi me prezencë fizike, por të monitorohet situata epidemiologjike në shkollat në mbarë Maqedoninë”, kanë thënë nga OBRM-PDUKM.
Nga LSDM kërkesën e opozitës e kanë vlerësuar si “hipokrizi dhe të pasinqertë”.
“Vendimi për mësimin të vazhdojë me prani fizike është sjellë në bazë të mendimit të ekspertëve, Komisionit për sëmundje infektive dhe konform rekomandimeve të UNICEF-it. Shëndeti i nxënësve është i mbrojtur me zbatimin e protokolleve për mbajtjen e mësimit me prani fizike, kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën”, kanë thënë në LSDM.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...