Në një nga restorantet në Kumanovë, mbrëmjen e djeshme është festuar, e muzika ka shqetësuar fqinjët që dhe filmuan se çfarë po ndodhte.
Por ndërkohë, autoritetet vendase janë shqetësuar nga një tjetër: grumbullimet duket vazhdojnë, edhe pse në Maqedoninë e Veriut infektimet janë shtuar sërish. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 120 raste të reja dhe dy vdekje, çka detyroi rikthimin e kufizimit të lëvizjes në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip nga ora 21.00 deri të hënën në 05.00.
Në qytetet e tjera do të ketë regjim më të lehtë të masave izoluese. Zyrtarët e rendit thonë se do të ndërhyhet me polici nëpër restorante e deri edhe në shtëpi private, siç raportojnë mediat vendase. Numri më i madh i rasteve të reja mbetet në kryeqytet.
Rezultatet kanë dalë nga testimi i 953 personave. Drejtuesit e institucioneve kanë bërë thirrje për respektimin e masave, pasi në të kundërtën mund të aplikohen masa shtesë, jo vetëm të ndalimit të punës së bizneseve, por edhe të lëvizjes së qytetarëve në gjithë vendin.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen