Autoritetet greke kanë shtyer deri më 30 nëntor të këtij viti ndalesën për hyrjen në vend të shtetasve të vendever të treat, ku hyn edhe Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe vende tjera të rajonit.
Kjo masë siç thuhet është parandaluese për të mbrojtur shëndetin publik nga rreziku i përhapjes së koronavirusit.
Ky vendim përjashton vendet anëtare të BE-së dhe Shengen Zonës si dhe shtetasit e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Uruguajit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Singaporit, përcjell INA.
Po ashtu janë përjashtuar dhe lejohen të hyjnë në Greqi disa kategori të shtetasve të vendeve evropiane, diplomatëve, studentëve si dhe kategori tjera për shërbime shëndetësore, bujqit sezonalë dhe nevoja tjera.
Për ata që duan të kalojnë pushimet, sidomos shtetas të huaj, lejohet hyrja vetëm perms kufirit tokësor perms Bullgarisë, gjegjësisht vendkalimit Promahonas, edhe ate duke pasur si dëshmi testin negative për Kovid-19 i bërë 72 orë para hyrjes në territorin grek. Edhe nga vendkalimet Evzoni me Maqedoninë e Veriut, Kakavija me Shqipërinë dhe kufijt me Turqinë, lejohet hyrja për kategori të caktuara me test negativ. Këto pika kufitare janë të hapura prej ores 7 të mëngjesit deri në orën 23.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...