Nga Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së njoftojnë se dje rreth orës 21:30 në një motel afër një pompe të benzinës në Tabanoc është arrestuar 35-vjeçari B.E., shtetasi i Shqipërisë.
Ai dyshohet se me veturën e tipit “Ford Mondeo” me targa të Shkupit ka kontrabanduar emigrantë.
“Përkatësisht, rreth orës 21:15 në rrugën e vjetër për në fshatin Tabanoc, në dalje të rrugës që çon deri tek disa objekte të braktisura në fshatin Reçicë, nga zyrtarët policorë është vërejtur se vetura ishte ndalur dhe se disa emigrantë ishin drejtuar për në Tabanovska Reka. Pas kontrollit në terren, rreth orës 23.30 janë gjetur 8 emigrantë, nga të cilët 5 nga Pakistani, 2 nga Mali dhe 1 nga Somalia”, thuhet në njoftimin e MPB-së./telegrafi/
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri