Shtatëdhjetedy për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në BE

19:02 | 15 Shkurt 2019
Arbresh.info

Shtatëdhjetedy për qind e shtetasve të Maqedonisë do të mbështesnin anëtarësimin e vendit në BE, tregon sondazhi i opinionit publik të kryer në muajin dhjetor nga Instituti Civil për Demokraci, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një referendum të mundshëm, 17 për qind e qytetarëve do të votonin “kundër”, dhe nëse i krahasojmë rezultatet me vitet e kaluara, vërehet se vitin e kaluar ka pasur një rënie në këtë mbështetje, në vitin 2017 ishte 73 për qind, në 2016 – 77 për qind, në 2014 – 80 për qind.

“Nga viti 2009 deri në vitin 2017, ka pasur një rënie të vazhdueshme të mbështetjes, e cila përkon me bllokimin e procesit të përgjithshëm, por është ende i lartë, relativisht rezistent ndaj efekteve negative të krizës së vjetër të vendit. Këtë vit ka një hendek të dukshëm në rritjen e mbështetjes përgjatë vijave etnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve”, tha Ivan Damjanovski, një nga hartuesit e analizës.

Ka një trend të rënies së numrit tek maqedonasit që mbështesin anëtarësimin potencial, nga ana tjetër ka një rritje të numrit tek shqiptarët (96%) që mbështesin anëtarësimin potencial të Maqedonisë në BE.

36 për qind e qytetarëve besojnë se vendi është gati të bashkohet me BE-në, ndërsa 57 për qind mendojnë se vendi nuk është ende gati.

Sipas hulumtimit, ndikim të më të madh në Maqedoni kanë SHBA-të me 49%, pasuar nga BE me 36.2%, dhe 3.1% mendojnë se Rusia ka ndikimin më të madh.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme