Shtatë persona janë lënduar më lehtë në nëntë aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në katër aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Sipas raportit policor, gjatë 24 orëve të fundit janë sanksionuar 29 shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, pesë shoferë që kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe një shofer fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar tre automjete të paregjistruara.
Gjatë 24 orëve të fundit policia ka dënuar 135 persona për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 65 automjete.
Policia ka sanksionuar edhe katër shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe katër për reshtim jo të drejtë./Telegrafi/
Rusia shtoi dezinforimimin mbi masat pas urganëve për të nxi...
5 të mitur rrahin bashkëmoshtarin e tyre në Gjakovë, ndalohe...
Burimi u kërkon banorëve t’iu kërkojnë falje familjarëve të ...
Protesta e PD-së e thirrur për të martën, zbulohet se cilat ...
Dënohet me vdekje trafikantja kineze e fëmijëve
Nuk ka të lënduar e dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri