Google ADS

Shtatë aksidente në Shkup, është lënduar rëndë një person

09:49 | 6 Nëntor 2019
L G

Udhëtari i një autobusi është lënduar rëndë, në një nga gjithsej shtatë aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.

Në pesë aksidente, gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa në një është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga SPB Shkup, dje janë sanksionuar pesë shoferë për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit.

Gjithashtu janë sanksionuar edhe tre shoferë, të cilët e kanë kaluar rrugën nën dritën e kuqe të semaforit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme