Ministria e Shëndetësisë ende pa vendim për të shpërblyer të gjithë personelin mjekësor të cilët ballafaqohen me pandeminë dhe trajtimin e të infektuarve.
Nga kjo ministri pranojnë se janë bërë lëshime gjatë pagesave të para ndaj një pjese të personelit gjatë javëve të kaluara.
Shtojnë se pas ankesave të shumta të punonjësve, të cilët nuk u shpërblyen me nga 30 000 denarë, janë duke shqyrtuar situatën dhe mundësinë për ta bërë këtë.
Vizart: Ministria e Shëndetësisë
Ka lëshime, ka ankesa, të cilat ankesa është mirë që të grumbullohen dhe të bëhet kërkesë në nivel të udhëheqësisë së institucioneve në të cilët verojnë këto të punësuar, ashtu edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ata do të shqyrtohen e do të përgjigjemi në mënyrë adekuate, ashtu si e mendojmë se është më mirë.
Nga opozita thonë se gjesti për mbështetjen e personelit mjekësor, është për t’u përshëndetur, por shtojnë se duhet pasur kujdes në kështu raste.
Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët thotë se nuk duhet mohuar kontributi i askujt që ka qenë i angazhuar në luftën me virusin korona. Sipas tij duhet patjetër të shpërblehen të gjithë që janë në vijë të frontit.
Ne do të angazhohemi dhe nëpërmjet reagimeve, përmes press konferencave të ndryshme, ne do të bëjmë çmos që edhe ky grup që ka mbetur anash të themi, ta marrë shpërblimin e duhur.
Po ashtu propozojmë që në një të ardhme të afërt ky shpërblim edhe njëherë të përsëritet e sidomos këtu dua ta ceki për punëtorët shëndetësor që punojnë në klinikën infektive, po ashtu edhe në repartet infektive në spitalet më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut- deklaroi Bekim Tateshi, Aleanca për Shqiptarët.
Qeveria në pakon e 4-t të masave për zbutjen e krizës financiare të shkaktuar nga pandemia, parashikoi ndihmën prej 30,000 denarëve për 7,600 persona të cilët janë pjesë e personelit mjekësor si infermierë, stafi ndihmës dhe të tjerë.
Megjithatë pas pagesës, pati reagime të shumta nga motra medicinale, pastruese por edhe nga punonjësit administrativ të shumë spitaleve të cilët janë angazhuar si logjistikë në Covid qendra.
Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë më datë 24 nëntor të vitit të kaluar, solli vendim që edhe stafi administrativ i spitalit të angazhohet për të bërë shërbime shëndetësore për pacientët e prekur.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...