Shqiptarja nga Bujanoci gjendet pa shenja jete në Vranjë

20:06 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Vajza me inicialet A.A. nga fshati Luçan i Bujanocit ishte goditur me një plumb në qafë, ka konfirmuar policia e Vranjes.

Vajza me lëndime të rënda ishte dërguar në spitalin e Vranjes para se të dërgohej në Nish, shkruan rtv21.tv.

Zyra e Prokurorit Publik të Vranjes ka konfirmuar se hetimi po vazhdon.

Sipas informacionit, vajza është goditur nga plumbi në hyrjen e një banese.

Sipas kurir.rs, e plagosura ende e ka plumbin në qafë dhe neurokirurgët po punojnë që të kurojnë vajzën, e cila është e vetëdijshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme