Shqiptari martohet me japoneze: Me plisa në kokë, e gjithë familja bëjnë shqiponjën

10:29 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Arbër Demo nga Shqipëria dhe Mana Aoki nga Japonia këto ditë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni mjaft të veçantë në kryeqytetin e Japonisë, në Tokyo.

Në hotelin ku është mbajtur ceremonia e dasmës është vendosur flamuri i Shqipërisë dhe ai i Japonisë dhe me ceremoni tradicionale të të dyja vendeve është zhvilluar atmosfera e dasmës.

Në këtë ceremoni nuk ka munguar as vallja dhe veshjet tradicionale shqiptare të çiftit ndërsa të gjithë dasmorët kanë vallëzuar në valle nën ritmin e këngëve shqipe.

Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë disa fotografi mjaft të veçanta të cilat përcjellin atmosferën që ka mbizotëruar gjatë kësaj dasme, shkruan KultPlus.com.

Fotografia më e veçantë e dasmës është kur të gjithë dasmorët që qëndrojnë prapa çiftit bashkojnë duart për të krijuar simbolin shqiptarë, shqiponjën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme