Shqiptarët për herë të parë pas pavarësimit të Maqedonisë, do të përfaqësohen në njësitin elitar ushtarak “Ujqit”.
Këtë e ka bërë të ditur vet Presidenti, Stevo Pendarovski, pas vizitës që i ka bërë batalionit special usjtarak “Renxhera”.
“Gjatë vizitës së sotme të Batalionit për shërbime speciale “Batalioni i Renxherave” kisha rastin sërish të konfirmojë disiplinën, gatishmërinë, përgatitjen si dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e detyrave më specifike.
Për herë të parë Njësiti “Ujqit” kanë pjesëtarë të etnisë shqiptare dhe me këtë kontribuon për krijimin e vërtetë të një Armate multietnike që pasqyron shoqërinë tonë shkruan Koha.mk
Pjesëtarët e Armatës sonë janë ambasadorët më të mëdhenj me pjesëmarrjen në shumë operacione ndërkombëtare, trajnime dhe stërvitje, interoperative më partnerët dhe shumë shpejt Armatë anëtare e NATO-s”, ka njoftuar Presidenti, Pendarovski.
Ndryshe, ditë më parë gazeta KOHA ka sinjalizuar për mos përfaqësimin e shqiptarëve në këtë njësi speciale ushtarake.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...