Shumica e maqedonasve janë kundër anëtarësimit në NATO, nëse duhet patjetër të ndryshohet emrit, duke qenë edhe kundër ndryshimit të Kushtetutës.
Mirëpo, shqiptarët mendojnë të kundërtën, pra ata janë për anëtarësimin në NATO, edhe nëse kërkohet ndryshimi i emrit, apo Kushtetutës.
Këto janë të dhënat e hulumtimit të realizuar nga agjencia “Market Vision”, për portalin MKD, në periudhën nga 20 e deri më 25 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.
20,4% e të akuzuarve janë kundër çfarëdo anëtarësimi të Maqedonisë në NATO, kurse 79,6% janë për anëtarësimin në NATO.
Hulumtimi tregon se 17,7% e maqedonasve janë për anëtarësim në NATO me emër të ndryshuar, kurse 89,7% e shqiptarëve janë gjithashtu për anëtarësim dhe me emër të ndryshuar. Kjo paraqet një dallim të madh ndërmjet të dy grupeve etnike në shtet.
Nga etnitë tjera, 33,3% e romëve janë për, pastaj 13,3% e serbëve, 59,3% e boshnjakëve, 11,1% e vllehëve, 22,2% e goranëve, janë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, me emër të ndryshuar.
Në pyetjen, nëse do të kishin pranuar ndryshimin e Kushtetutës, si pjesë e paketës për ndryshimin e emrit, 14,2% e Maqedonasvje janë për, 91,1% e shqiptarëve janë gjithashtu për. Edhe këtu ka një dallim mjaft të madh ndërmjet dy grupeve më të mëdhaja etnike.
Nga etnitë tjera, 51,4% e turqve, 30,8% e romëve, 14,3% e serbëve, 55,6% e boshnjakëve, dhe 22,2% e goranve, janë për ndryshimin e Kushtetutës.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...