Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se të gjitha rrugët në këtë komunë do të emërohen në gjuhën shqipe.
Kjo është bërë e ditur pas takimit që Arifi ka pasur me kryetarët e shoqatës për trashëgimi kulturore.
‘’Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe. Ne, si pushtet lokal kemi këmbëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndritshme kombëtare e preshevare’’, ka shkruar ai në Facebook.
Arifi po ashtu ka thënë se qytetarët do të pajisen me adresa të sakta, si dhe dokumenta të qarkullimit, të cilat do të jenë të standardizuar sipas normave evropiane
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...