Mbi 200 motoçiklistë pushtuan sot rrugët e Shkupit. Bëhet fjalë për motoçiklistë vendore dhe të ardhur nga diaspora. Ndalesa e tyre e parë ishte në Saraj, ndërsa në mbrëmje përfundojnë në Gostivar.
Më shumë se 200 motoçiklistë nga vendi, rajoni dhe diaspora ndaluan në Parkun e Sarajit, pasi kishin parakaluar nëpër kryeqytet. Disa çlodheshin, të tjerë e shfrytëzonin si mundësi për t’u njohur me bashkudhëtarët e tyre. Të gjithë do të qëndronin aty për të ndjekur edicionin e 5-të të festivalit folklorik të organizuar nga Shoqëria Kulturoro-artistikë “ Shqiponjat”- Saraj.
“Ideja dhe qëllimi ynë si organizatorë ishte që ne të bëjmë diçka që nuk ishte bërë deri tani. Kur ne kontaktuam me grupin, ata na treguan se asnjëherë nuk kishin parakaluar nëpër Shkup dhe bëmë çmos që t’u plotësohet ajo dëshirë. Këtu në Saraj do të jetë si pushim për ato ku do të freskohen, do të argëtohen me kënge e valle dhe pastaj ato vazhdojnë për në Gostivar”, tha Fevzi Ebipi- SHKA “ Shqiponjat”.
76 Motoçiklistë nga Kosova dhe diaspora u takuan në Ferizaj për t’u nisur drejt Shkupit, ku rrugës numri i tyr i prisnin edhe të tjerë motoçiklistë.
Në festivalin në Saraj marrin pjesë Shoqëri Kulturor-Artistike nga shumë qytete në vend, nga Shqipëria dhe nga Kosova./Telegrafi
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...